Endrit Thaçi: Beteja nuk ka mbaruar

Endrit Thaçi: Beteja nuk ka mbaruar

Endrit Thaçi, djali i Hashim Thaçit, ka reaguar në Instastory, pas verdiktit të Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së.

Hashim Thaçi u dënua me 25 vjet burg, pakënaqësia për këtë vendim ka qenë e madhe.

Për këtë, Endrit Thaçi tha se beteja nuk ka mbaruar, duke shtuar se sapo të kthehet nga Haga do t’i bashkohet “zërit të qytetarëve”.

Gjykata Speciale ka dënuar me nga 25 vjet burgim Hashim Thaçin e Jakup Krasniqin, me 18 vjet burgim Kadri Veselin dhe me 13 Rexhep Selimin. Ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u dënuan për krime lufte, përfshirë ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme.

Specialja ka konstatuar se të katër ishin përgjegjës për ndalimin arbitrar të 385 personave, trajtimit mizor kundër 49 personave, torturës kundër 303 personave dhe vrasjes së paligjshme kundër 96 personave.

Ata u shpallën të pafajshëm për krime kundër njerëzimit pasi nuk u vërtetua dyshimi se kanë kryer sulme ndaj popullatës civile. Gjithashtu të akuzuarit u shpallën të pafajshëm në lidhje me një numër incidentesh krime lufte.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.