Erdogan: Turqia është e gatshme të mbështesë zgjidhjen e mosmarrëveshjes midis Ruandës dhe Kongos

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se vendi i tij është i gatshëm të ofrojë të gjithë mbështetjen e nevojshme për të zgjidhur mosmarrëveshjen midis Ruandës dhe Republikës Demokratike të Kongos, nëse të dyja palët e dëshirojnë këtë. “Ne, si Turqi, jemi të gatshëm të ofrojmë të gjithë mbështetjen e nevojshme për të zgjidhur këtë [...]Read More...

Erdogan: Turqia është e gatshme të mbështesë zgjidhjen e mosmarrëveshjes midis Ruandës dhe Kongos

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se vendi i tij është i gatshëm të ofrojë të gjithë mbështetjen e nevojshme për të zgjidhur mosmarrëveshjen midis Ruandës dhe Republikës Demokratike të Kongos, nëse të dyja palët e dëshirojnë këtë.

“Ne, si Turqi, jemi të gatshëm të ofrojmë të gjithë mbështetjen e nevojshme për të zgjidhur këtë çështje, e cila do të kontribuonte në stabilitetin dhe paqen në rajonin e Liqeneve të Mëdha, nëse të dyja palët e dëshirojnë atë,” tha Erdogan pas takimit me presidentin e Ruandës Paul Kagame në Ankara.

Kongo akuzon Ruandën fqinje për mbështetjen e grupit rebel M23 që nisi një kryengritje në Kongon lindore në vitin 2022. Ruanda i hedh poshtë akuzat.

Erdogan dhe Kagame morën pjesë edhe në ceremoninë e nënshkrimit të katër marrëveshjeve dypalëshe për bashkëpunimin mes Turqisë dhe Ruandës.

Bëhet fjalë për marrëveshje për bashkëpunimin ndërmjet Agjencisë së Transmetimeve të Ruandës (RBA) dhe Korporatës Turke të Radios dhe Televizionit (TRT), për bashkëpunimin në hetimet e aksidenteve, për bashkëpunimin në fushën e medias dhe komunikimit dhe për bashkëpunimin ndërmjet Drejtorisë së Industrisë së Mbrojtjes së Turqia dhe Ministria e Mbrojtjes e Ruandës./abcnews.al