Zvicra, ekonomia më inovative në botë për të 16-in vit radhazi

Zvicra vazhdon të mbajë pozitën e parë në botë për inovacion. Sipas Indeksit Global të Inovacionit 2026, të publikuar nga Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale (WIPO), vendi renditet si ekonomia më inovative në botë për të 16-in vit radhazi, transmeton albinfo.ch.
Në vendin e dytë renditet Suedia, ndërsa në të tretin Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pesë vendet e para plotësohen nga Koreja e Jugut në vendin e katërt dhe Singapori në të pestin.
Në dhjetëshen e ekonomive më inovative për vitin 2026 bëjnë pjesë edhe Mbretëria e Bashkuar në vendin e gjashtë, Holanda në të shtatin, Finlanda në të tetin, Danimarka në të nëntin dhe Kina në vendin e dhjetë.
Indeksi i WIPO-s vlerëson 139 ekonomi përmes 79 treguesve që përfshijnë kërkimin dhe zhvillimin, kapitalin njerëzor, infrastrukturën, investimet, zhvillimin teknologjik, tregtinë e teknologjisë së lartë dhe rezultatet krijuese.
Raporti i këtij viti vë në pah edhe ndikimin në rritje të inteligjencës artificiale në investimet për kërkim dhe zhvillim, si dhe në financimin e ndërmarrjeve inovative.
Renditja e vitit 2026 konfirmon pozitën e qëndrueshme të Zvicrës në krye të inovacionit global, duke e mbajtur vendin ndër qendrat kryesore botërore të kërkimit, teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik./Albinfo.ch
The post Zvicra, ekonomia më inovative në botë për të 16-in vit radhazi appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



