Kush është fenomeni 22-vjeçar italian që po i mahnit të gjithë në Serie A?

Antonio Raimondo po shkëlqen me fanellën e Frosinones, duke u shndërruar në një nga emrat më të përfolur të kampionatit italian.
Sulmuesi 22-vjeçar ka realizuar tre gola në fitoren e sontme 4-2 të ekipit të tij ndaj Sassuolos, duke vazhduar formën e shkëlqyer para portës kundërshtare, shkruan Indeksonline.
Pas shtatë javëve të para të Serie A, italiani ka shënuar gjithsej shtatë gola, shifra që e vendosin në qendër të vëmendjes dhe mund të tërheqin interesimin e klubeve të mëdha.
Sipas Transfermarkt, vlera e tij në treg vlerësohet rreth 7 milionë euro, por paraqitjet e fundit mund ta rrisin ndjeshëm interesimin për të.
Një tjetër element që mund ta bëjë Raimondon objektiv të rëndësishëm në merkato është situata e kontratës së tij, e cila skadon në fund të sezonit.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



