Faton Klinaku: Gjykata Speciale mund t’u zhbënte, por partitë politike janë të gjitha servile

Ish-kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Faton Klinaku, ka reaguar ndaj Prokurorisë Speciale në Hagë, e cila e ka referuar territorin e Kosovës si “Kosovë dhe Metohi.” Klinaku e ka quajtur këtë një veprim që reflekton interesat e Rusisë dhe Serbisë, duke shtuar se Gjykata Speciale është krijuar

Faton Klinaku: Gjykata Speciale mund t’u zhbënte, por partitë politike janë të gjitha servile


Ish-kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Faton Klinaku, ka reaguar ndaj Prokurorisë Speciale në Hagë, e cila e ka referuar territorin e Kosovës si “Kosovë dhe Metohi.”

Klinaku e ka quajtur këtë një veprim që reflekton interesat e Rusisë dhe Serbisë, duke shtuar se Gjykata Speciale është krijuar për këto dy shtete si pasojë e qëllimeve të tyre.

Ai ka theksuar se kjo gjykatë është dashur të zhbëhet por sipas tij, partitë politike të Kosovës janë të pasigurta dhe ‘servile’ për të marrë hapa konkretë në këtë drejtim.

“Kjo gjykatë është krijuar për Rusinë dhe Serbinë si rezultat i qëllimeve të tyre e fatkeqësisht e ka votuar edhe Kuvendi i Kosovës, me një ligj kanë mundur ta ndryshojnë e ta zhbëjnë menjëherë por s’ka gatishmëri se janë servil të gjitha partitë politike”, deklaroi Klinaku për FrontOnline.