Filloi Watch Through, duhet të ndryshohet mënyra e të menduarit për të jetuar së bashku

Përmes diskutimit mbi “Lirinë në rrezik, sfidat politike për arsimin dhe kulturën”, ka filluar “Watch Through” dhe Konferenca Ndërkombëtare për Edukimin për Paqe, nga Qendra për Bashkëpunim Ballkanik ‘LOJA’, transmeton Portalb.mk.  Si narrativet politike ndikojnë në kulturë dhe arsim, dhe çfarë roli luajnë shoqëria civile, letërsia, gazetaria dhe arsimi në kundërshtimin e ndikimeve politike. Kjo […]

Filloi Watch Through, duhet të ndryshohet mënyra e të menduarit për të jetuar së bashku
Watch Through. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Përmes diskutimit mbi “Lirinë në rrezik, sfidat politike për arsimin dhe kulturën”, ka filluar “Watch Through” dhe Konferenca Ndërkombëtare për Edukimin për Paqe, nga Qendra për Bashkëpunim Ballkanik ‘LOJA’, transmeton Portalb.mk

Si narrativet politike ndikojnë në kulturë dhe arsim, dhe çfarë roli luajnë shoqëria civile, letërsia, gazetaria dhe arsimi në kundërshtimin e ndikimeve politike. Kjo ishte pika për të cilën ekspertë të fushave ndanë reflektimet e tyre.

Historia e mendimit kritik në rajonin e Ballkanit është shumë e varfër. Kështu thotë Besnik Mustafaj, shkrimtar, aktivist dhe ish-Ministër i Punëve të Jashtme të Shqipërisë.

“Pushtete që dalin nga zgjedhje të njollosura mendojnë shumë pak për kulturën”, tha Mustafaj.

Ai thotë se qeveritë e rajonit nuk kanë programe të vërteta në këtë drejtim, por kanë vetëm aktivitete.

Mustafaj thekson se kur politika nuk e vlerëson arsimin, njerëzit që dalin nga ata shkolla janë më të nënshtruar.

Profesoresha universitare dhe antropologes kulturore, Maja Muhiç, duke folur për atë se si aktorët politikë i formësojnë narrativet arsimore dhe kulturore, mes tjerash tha:

“Të kontrollosh edukimin nënkupton të kontrollosh dhe formësosh të ardhmen”. 

Ish-i Dërguar Special i FGYO për Ballkanin Perëndimor nga Gjermania, Frank Morawietz duke folur për situatën politike në nivel global u shpreh i sigurt se kjo situatë mund të përballohet, dhe se kultura dhe edukimi mund të luajnë rol.  

“Ne kemi shumë burime në këtë Evropë, ka burime që mund t’i përdorim tani më shumë se kurrë më parë, sidomos tani në këtë situatë, ta definojmë një  mënyrë”, tha Morawietz.

Ai mes tjerash theksoi se kultura është rrënja e demokracisë. 

“Duhet ta ndryshojmë mënyrën e të menduarit për të jetuar së bashku”, tha ai. 

Watch Through. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk Watch Through. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

“Watch Through” bashkon shkrimtarë, ndërtues paqeje dhe aktivistë, me synimin për të krijuar një sinergji që mund të nxisë ndryshime pozitive në shoqëri dhe të frymëzojë të tjerët të veprojnë drejt një të ardhmeje më të mirë.

Duke u fokusuar në arsim, letërsi dhe angazhim qytetar, ngjarja synon të promovojë mirëkuptimin, empatinë, aktivizmin dhe të menduarit kritik, të cilat janë thelbësore për bashkëjetesë paqësore dhe mirëqenie të qëndrueshme.

Konferenca Ndërkombëtare për Edukimin për Paqe, e cila do të mbahet menjëherë pas Watch Through në Ohër nga 05 deri më 07 nëntor, do të mbledhë përfaqësues nga universitete të ndryshme të Ballkanit Perëndimor për të eksploruar mundësi të reja për bashkëpunim rajonal.