Dalje rekord në Tetovë dhe Çair – qytetarët po votojnë më shumë se në 2021
Në Tetovë, deri në orën 15:00 kanë votuar 32.44% e qytetarëve me të drejtë vote, kundrejt 25.41% në vitin 2021. Rritje e dukshme është regjistruar edhe në Çair, ku pjesëmarrja The post Dalje rekord në Tetovë dhe Çair – qytetarët po votojnë më shumë se në 2021 appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Në Tetovë, deri në orën 15:00 kanë votuar 32.44% e qytetarëve me të drejtë vote, kundrejt 25.41% në vitin 2021. Rritje e dukshme është regjistruar edhe në Çair, ku pjesëmarrja ka arritur në 35.22%, nga 25.58% katër vite më parë.
Në Kërçovë, interesi për votime është rritur nga 30.31% në 36.17%, duke e renditur këtë komunë ndër zonat me daljen më të lartë të votuesve deri në këtë orë të ditës.
Ndërkaq, Struga ka regjistruar një rënie të lehtë, nga 28.42% në 27.62%, ndërsa Gostivari po ashtu shënon rënie, nga 23.97% në 20.95%.
Në përgjithësi, të dhënat tregojnë një ritje të interesit për votime në disa qendra kryesore shqiptare, ndërkohë që në disa komuna të tjera vihet re një tendencë e kundërt.
Burimi: Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ)
Përditësuar: ora 15:00
The post Dalje rekord në Tetovë dhe Çair – qytetarët po votojnë më shumë se në 2021 appeared first on Flaka, në çdo lajm... .