Flick konfirmon mungesën e Raphinhas, ja sa do të jetë jashtë fushës së blertë

Raphinha e nisi në mënyre bombastike sezonin e ri futbollistik.
12 golat e tij e vënë atë si topgolashënuesin e La Ligas, duke lënë pas edhe Kylian Mbappen në listë.
Mirëpo gjatë ndeshjeve ndërkombëtare, ai pësoi një lëndim duke humbur miqësoret me Brazilin.
Por fatmirësisht për “Blaugranat”, ai do të mungojë në vetëm dy ndeshje, atë ndaj Getafes dhe Galatasarayt të cilën e konfirmoi vetë trajneri gjerman Hansi Flick.
Raphinha, pritet që të rikthehet ndaj Real Betisit e cila zhvillohet javën e ardhshme.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



