Franca gati 2 miliardë euro ndihmë ushtarake shtesë për Ukrainën

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka njoftuar një ndihmë ushtarake shtesë prej 2 miliardë eurosh për Ukrainë. “Unë mund të njoftoj sot një shtesë prej 2 miliardë eurosh mbështetje ushtarake nga Franca për Ukrainën”, tha Macron në një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky. Macron kërkoi ndalimin e sulmeve ruse [...]Read More...

Franca gati 2 miliardë euro ndihmë ushtarake shtesë për Ukrainën

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka njoftuar një ndihmë ushtarake shtesë prej 2 miliardë eurosh për Ukrainë.

“Unë mund të njoftoj sot një shtesë prej 2 miliardë eurosh mbështetje ushtarake nga Franca për Ukrainën”, tha Macron në një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Macron kërkoi ndalimin e sulmeve ruse kundër Ukrainës, duke përsëritur nevojën për një paqe të qëndrueshme.

“Në Xheddah, më 11 mars, Ukraina i shprehu qartë SHBA-së marrëveshjen e saj për një armëpushim të plotë dhe të pakushtëzuar për 30 ditë ne presim të njëjtin angazhim nga Rusia”, tha ai.

Presidenti francez theksoi se Rusia e ktheu Detin e Zi në një “shesh beteje” dhe ajo i “dobësoi” rrugët tregtare ndërkombëtare.

“Në disa raste, ne me angazhimin tonë kemi pastruar shtigjet e paqes, rrugët cerebrale. Unë do të doja të përshëndes rolin e Turqisë në vitet e fundit. Ajo ka një rol shumë të veçantë për të luajtur kur bëhet fjalë për Detin e Zi, falë traktateve ndërkombëtare”, tha Macron.