Nga 15 nëntori njoftim i rëndësishëm për shoferët në Maqedoninë e Veriut

Nga 15 nëntori njoftim i rëndësishëm për shoferët në Maqedoninë e Veriut

Nga 15 nëntori deri më 15 mars është periudha e mbajtjes me detyrim të pajisjeve dimërore, në përputhje me dispozitat e përcaktuara në Rregulloren për pajisjet e detyrueshme të automjetit, biçikletës dhe mjetit me tërheqje kafshësh për pjesëmarrje të sigurt në qarkullimin rrugor, si dhe të traktorëve për kryerjen e sigurt të punëve bujqësore apo pyjore (Fletorja Zyrtare nr. 31 e vitit 2010).

Si pajisje dimërore për mjetet motorike me peshë të lejuar maksimale që nuk i kalon 3.500 kilogramë kuptohen gomat e dimrit në të katër rrotat, me thellësi minimale të vijave të shkeljes sipas perimetrit dhe gjerësisë prej katër milimetrash, si dhe gomat me profil veror në të katër rrotat me thellësi të vijave të shkeljes sipas perimetrit dhe gjerësisë me minimum prej të paktën 4 mm, nëse automjeti në pajisjet e tij posedon zinxhirë dëbore me madhësi përkatëse për rrotat tërheqëse ose mjete të tjera të përshtatshme.

Si pajisje dimërore për mjetet motorike me tërheqje në të katër rrotat (4 x 4) kuptohen gomat e dimrit në të katër rrotat, me thellësi minimale të vijave të shkeljes sipas perimetrit dhe gjerësisë prej 6 mm dhe gomat me profil veror në të katër rrotat me thellësi të vijave të shkeljes sipas perimetrit dhe gjerësisë prej të paktën 4 mm, nëse automjeti në pajisjet e tij posedon zinxhirë dëbore; në rastet kur kanë tërheqje të përhershme, zinxhirët e dëborës duhet t’i kenë të paktën për boshtin e prapmë, ndërsa në rastet me tërheqje të integrueshme/të kalueshme, zinxhirët e dëborës duhet t’i kenë të paktën në boshtin që është i aktivizuar vazhdimisht.

Si pajisje dimërore për mjetet motorike me peshë të lejuar maksimale që kalon 3.500 kilogramë, bëjnë të ditur nga MPB, kuptohen gomat e dimrit në rrotat tërheqëse me thellësi minimale të vijave të shkeljes sipas perimetrit dhe gjerësisë prej 6 mm, gomat me profil veror në të katër rrotat me thellësi të vijave të shkeljes sipas perimetrit dhe gjerësisë me minimum prej 4 mm, nëse automjeti në pajisjet e tij ka zinxhirë dëbore me madhësi përkatëse për rrotat tërheqëse ose mjete të tjera të përshtatshme. Ndërkaq, autobusët dhe mjetet motorike transportuese të cilat për arsye teknike nuk mund të vendosin zinxhirë dëbore në rrotat tërheqëse, duhet të kenë goma dimri në rrotat tërheqëse dhe vegël ndihmëse – lopatë.

Goma dimri konsiderohen ato goma që në anën e tyre anësore mbajnë shënimin „MS”, “M+S”, “M & S” dhe simbolin e flokut të dëborës mbi një mal stilizuar me tri maja.

Në përputhje me Rregulloren në fuqi për pajisjet e detyrueshme të automjeteve, në qarkullimin rrugor ndalohet vendosja e gomave me gozhdë (kunjat metalikë).

Nga MPB u bëjnë thirrje qytetarëve që t’i përmbahen detyrimit ligjor për posedimin e pajisjeve dimërore, pasi në këtë mënyrë mundësohet zhvillimi i papenguar dhe i sigurt i qarkullimit në rrugë gjatë kushteve të dimrit.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.