Nga 10 deri në mbi 1,000 franga: Pse syzet kushtojnë kaq ndryshe në Zvicër?

Dallimet e mëdha në çmimet e kornizave të syzeve në Zvicër lidhen me mënyrën e prodhimit, materialet, markën dhe modelin e biznesit të optikave, shkruan srf.ch, transmeton albinfo.ch.
Zinxhirët e mëdhenj të optikave blejnë produkte në sasi të mëdha dhe arrijnë të ulin kostot, ndërsa optikat e pavarura konkurrojnë kryesisht përmes shërbimeve dhe produkteve më të specializuara.
Në Zvicër mund të gjenden korniza për më pak se 10 franga, ndërsa modelet artizanale dhe të prodhuara me porosi mund të kalojnë 1,000 franga. Në një punishte në Lozanë, për shembull, syzet prodhohen me dorë dhe me materiale italiane, me çmime që fillojnë nga rreth 1,000 franga.
Pavarësisht ofertave më të lira në internet, blerjet online përbëjnë vetëm rreth 3 për qind të shitjeve të syzeve në Zvicër. Ndërkohë, katër në pesë persona në vend përdorin syze ose lente kontakti.
The post Nga 10 deri në mbi 1,000 franga: Pse syzet kushtojnë kaq ndryshe në Zvicër? appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



