Sabri Aziri – Shembulli i përkushtimit njerëzor dera e hapur për çdo qytetar

shkruan: Astrit Gashi
Muaji tetor, i njohur tradicionalisht si muaji kur në botë shpallen laureatët e mëdhenj të shkencës, paqes dhe shërbimit ndaj njerëzimit, na rikujton rëndësinë e atyre që jetën e tyre ia kushtojnë mirëqenies së të tjerëve.
Në Shkupin e nobelistes së shenjtë Nënë Tereza qytetin që i dha botës simbolin më të madh të humanizmit nëse do të ndahej një çmim për përkushtim ndaj qytetarëve, ky çmim sot patjetër do t’i takonte Sabri Azirit.
Në ditët më të vështira, atëherë kur shëndeti i më të dashurve tanë sprovohet, vlerat e vërteta njerëzore maten me gatishmërinë për të ndihmuar. Në Qendrën Klinike Universitare “Nënë Tereza” në Shkup, është thuajse e pamundur të gjesh dikë që nuk ka gjetur mbështetje, ngrohtësi apo udhëzim profesional nga Sabri Aziri.
Në përvojat e mia personale, sa herë që nevoja ka trokitur për familjarë e të afërm, telefoni i tij ka qenë gjithmonë i hapur pa marrë parasysh orën apo rrethanat. Kjo gatishmëri e palodhur e bën atë një nga figurat më afër qytetarëve në Shkup prej vitesh.
Ajo që e lartëson më së shumti figurën e Sabriut është paanshmëria e tij e plotë. Për të nuk ka dallime mes njerëzve: çdo pacient është i barabartë, çdo hall dëgjohet me vëmendje dhe çdo kërkesë trajtohet me empati e përkushtim maksimal.
Nëse sot do të ndahej një çmim i merituar për “Qytetarin e Vitit”, pa asnjë dyshim Sabri Aziri do të ishte fituesi më i denjë një njeri që humanizmin nuk e ka thjesht detyrë, por mision të përditshëm në shërbim të komunitetit. Çmimin që të jep qytetari është mirnjohja me e lartë moral dhe njerzore!
FALEMINDERIT SABRI AZIRI
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



