Zvicra kryeson listën e vendeve evropiane me ushqimet më të shtrenjta, ja renditja e 10 shteteve

Zvicra renditet e para në Evropë për çmimet më të larta të produkteve ushqimore, duke lënë pas Islandën, Norvegjinë dhe Luksemburgun. Sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2025, ushqimet dhe pijet joalkoolike në Zvicër kushtojnë mesatarisht 55.9% më shumë sesa mesatarja e Bashkimit Evropian.
Krahasimi bazohet në çmimin e një shporte të njëjtë produktesh ushqimore në vende të ndryshme evropiane, duke treguar dallimet e konsiderueshme në koston e blerjeve të përditshme.
Sipas renditjes së publikuar nga media zvicerane Watson, Zvicra zë vendin e parë, e ndjekur nga Islanda dhe Norvegjia, transmeton albinfo.ch.
Dhjetë vendet evropiane me ushqimet më të shtrenjta janë:
Zvicra
Islanda
Norvegjia
Luksemburgu
Danimarka
Irlanda
Malta
Austria
Suedia
Estonia
Zvicra dukshëm mbi mesataren evropiane
Sipas indeksit të nivelit të çmimeve, për një shportë ushqimore që në Bashkimin Evropian kushton mesatarisht 100 euro, në Zvicër konsumatorët duhet të paguajnë ekuivalentin e rreth 155.90 eurove.
Edhe vendet fqinje të Zvicrës, si Gjermania, Franca, Italia dhe Austria, kanë çmime të ushqimeve mbi mesataren e BE-së, por mbeten më të lira në krahasim me Zvicrën.
Në anën tjetër, Maqedonia e Veriut rezulton ndër vendet me çmimet më të ulëta të produkteve ushqimore në Evropë.
The post Zvicra kryeson listën e vendeve evropiane me ushqimet më të shtrenjta, ja renditja e 10 shteteve appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



