Frikë dhe pasiguri/ BE thirrje qytetarëve: Grumbulloni ushqime dhe ujë, rezervat të zgjasin të paktën deri në tre ditë
BRUKSEL- Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje qytetarëve në të gjithë kontinentin që të grumbullojnë ushqime, ujë dhe sende të tjera thelbësore për të zgjatur të paktën 72 orë pasi lufta, sulmet kibernetike, ndryshimet klimatike dhe sëmundjet rrisin shanset për një krizë. Thirrja për veprim për 450 milionë qytetarët e BE-së vjen ndërsa blloku 27 [...]Read More...

BRUKSEL- Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje qytetarëve në të gjithë kontinentin që të grumbullojnë ushqime, ujë dhe sende të tjera thelbësore për të zgjatur të paktën 72 orë pasi lufta, sulmet kibernetike, ndryshimet klimatike dhe sëmundjet rrisin shanset për një krizë.
Thirrja për veprim për 450 milionë qytetarët e BE-së vjen ndërsa blloku 27 vendesh rimendon sigurinë e tij , veçanërisht pasi administrata e Donald Trump paralajmëroi se Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi.
Në vitet e fundit, BE-ja ka përballuar COVID-19 dhe kërcënimin nga Rusia, duke përfshirë përpjekjet e saj për të shfrytëzuar varësinë e Evropës nga gazi i saj natyror për të dobësuar mbështetjen për Ukrainën. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte ka paralajmëruar se Rusia mund të jetë në gjendje të nisë një tjetër sulm në Evropë deri në vitin 2030, shkruan AP.
“Kërcënimet e sotme me të cilat përballet Evropa janë më komplekse se kurrë, dhe të gjitha janë të ndërlidhura,” tha Komisionerja e Përgatitjes dhe Menaxhimit të Krizave Hadja Lahbib teksa zbuloi një strategji të re për trajtimin e fatkeqësive të ardhshme.
Ndërsa komisioni dëshiron të mos shihet si alarmues, Lahbib tha se është e rëndësishme “të sigurohemi që njerëzit të kenë furnizime thelbësore për të paktën 72 orë në një krizë”.
Ajo renditi ushqimin, ujin, elektrik dore, dokumentet e identitetit, ilaçet dhe radiot me valë të shkurtra si gjëra që duheshin rezervuar.
Sipas Lahbib, BE-ja duhet të krijojë një “rezervë strategjike” dhe të grumbullojë burime të tjera kritike, duke përfshirë; pajisje mjekësore, energjitike dhe transportuese; dhe mjete të specializuara kundër kërcënimeve kimike, biologjike, radiologjike dhe bërthamoreJo të gjitha vendet e BE-së kanë të njëjtin nivel gatishmërie ndaj krizave dhe komisioni gjithashtu dëshiron t’i inkurajojë ato që të koordinohen më mirë në rast emergjence.
“Ne nuk mund të mbështetemi më në reagime ad hoc,” tha Lahbib.