Fundosja e anijes luftarake/ Koreja e Veriut arreston tre zyrtare

Koreja e Veriut ka arrestuar tre zyrtarë të një kantieri detar për fundosjen e anijes luftarake. Gjatë ceremonisë së lëshimit të luftanijes pesë mijë tonëshe, pjesë të poshtme të trupit të saj u dëmtuan, duke e bërë atë të humbasë ekuilibrin dhe të anohet në ujë. E gjitha ndodhi në sy të udhëheqësit të Koresë [...]Read More...

Fundosja e anijes luftarake/ Koreja e Veriut arreston tre zyrtare

Koreja e Veriut ka arrestuar tre zyrtarë të një kantieri detar për fundosjen e anijes luftarake. Gjatë ceremonisë së lëshimit të luftanijes pesë mijë tonëshe, pjesë të poshtme të trupit të saj u dëmtuan, duke e bërë atë të humbasë ekuilibrin dhe të anohet në ujë.

E gjitha ndodhi në sy të udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, i cili e cilësoi incidentin si një “akt kriminal”. Agjencia zyrtare e lajmeve në vend bëri të ditur se të ndaluarit janë inxhinieri kryesor i kantierit verior në Chongjin, ku u ndërtua anija, drejtuesi i ndërtimit dhe një përgjegjës administrativ. Sipas raportit, këta tre persona mbajnë përgjegjësi për incidentin.

Të premten, KCNA raportoi se edhe drejtori i kantierit, Hong Kil Ho, është marrë në pyetje nga autoritetet ligjzbatuese.

Pamjet satelitore treguan anijen e anuar dhe të mbuluar me mushama blu, ndërsa një pjesë e saj dukej se ishte mbi tokë.

Kim Jong Un deklaroi se aksidenti ishte pasojë e “neglizhencës absolute dhe e papërgjegjshmërisë”. Ai kërkoi ndëshkime të rënda për përgjegjësit, të cilët sipas tij, nuk u treguan aspak të kujdesshëm duke nëpërkëmbur dinjitetin kombëtar.

Nuk dihet se me çfarë dënimi mund të përballen të ndaluarit, por Koreja e Veriut njihet për historikun e saj të dobët në fushën e të drejtave të njeriut.