Gërvalla e uron O’Brien që u bë Ndihmës i Sekretarit të Shtetit: Mezi presim ta forcojmë partneritetin tonë strategjik

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla e ka uruar Jim O’Brien pasi ai u bë Ndihmës i Sekretarit të Shtetit. Gërvalla shkroi se mezi pret që partneriteti strategjik i Kosovës me SHBA-në të forcohet. “Urime Jim O’Brien për konfirmimin e tij si Ndihmës Sekretar i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike”, shkroi […]

Gërvalla e uron O’Brien që u bë Ndihmës i Sekretarit të Shtetit: Mezi presim ta forcojmë partneritetin tonë strategjik
gervalla-e-uron-o’brien-qe-u-be-ndihmes-i-sekretarit-te-shtetit:-mezi-presim-ta-forcojme-partneritetin-tone-strategjik

gervalla-e-uron-o’brien-qe-u-be-ndihmes-i-sekretarit-te-shtetit:-mezi-presim-ta-forcojme-partneritetin-tone-strategjik

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla e ka uruar Jim O’Brien pasi ai u bë Ndihmës i Sekretarit të Shtetit.

Gërvalla shkroi se mezi pret që partneriteti strategjik i Kosovës me SHBA-në të forcohet.

“Urime Jim O’Brien për konfirmimin e tij si Ndihmës Sekretar i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike”, shkroi Gërvalla në “X”.

“Ne mezi presim ta forcojmë partneritetin tonë strategjik me Shtetet e Bashkuara, të rrënjosura në vlerat tona të përbashkëta të demokracisë dhe lirisë”, shtoi ajo.

Ish i dërguari amerikan për Ballkanin, O’Brien u zgjodh nga presidenti amerikan, Joe Biden për t’u ulur në pozitën e re.