Gërvalla: Mandati i Shkëlqim Devollit si konsull nderi i Kosovës në Mal të Zi ka përfunduar

Biznesmenit Shkëlqim Devolli i ndërpritet mandati si Konsull Nderi në Mal të Zi The post Gërvalla: Mandati i Shkëlqim Devollit si konsull nderi i Kosovës në Mal të Zi ka përfunduar appeared first on Albinfo.

Gërvalla: Mandati i Shkëlqim Devollit si konsull nderi i Kosovës në Mal të Zi ka përfunduar

Sot, zëvedëskryeministrja Donika Gërvalla ka njoftuar se ka marrë vendim që Shkelqim Devollit t’i pëfundojë mandati si Konsull Nderi i Kosovës në Mal të Zi, përcjell albinfo.ch.

Gërvalla e quajti këtë më shumë sesa një akt administrativ, teksa aludon se Devolli ka mohuar shtetësinë e Kosovës.

“Zero tolerancë ndaj mohuesve të Republikës së Kosovës. Kushdo që mohon shtetësinë e Kosovës, nuk mund të jetë përfaqësues i Kosovës. Kushdo që lëkund të vërtetën tonë shtetërore, do ta gjejë Republikën tonë të vendosur dhe të përgatitur ndaj veprimeve të tyre”.

Dje ka marrë fund mandati i z. Shkelqim Devolli si Konsull Nderi i Republikës së Kosovës në Mal të Zi për rrethin konsullor të Rozhajës. Ky vendim i marrë në momentin që jam informuar për këtë rast është i pakthyeshëm. Qëllimi është i qartë, mbrojtja e dinjitetit të Republikës së Kosovës nga çdo përpjekje për mohimin e saj.

Individët që marrin tituj nderi me dokumente ku mohohet Republika e Kosovës, mohojnë gjakun e derdhur për liri, mohojnë ekzistencën tonë, mohojnë Republikën tonë.

Po flasim për të njëjtët që, ndërsa përfitojnë nga Kosova, regjistrojnë biznese me adresa serbe, përhapin propagandë kundër udhëheqjes shtetërore dhe investojnë miliona për të njollosur imazhin e Kosovës në opinionin publik”, shkroi ajo krahas vendimit.

Gërvalla ka thënë se kushdo që mohon shtetësine e Kosovës, nuk do të jetë përfaqësues i saj.

“Ky vendim është më shumë se një akt administrativ, është një betim institucional që Kosova nuk do të përfaqësohet kurrë nga ata që i shërbejnë narrativave të shteteve që nuk e njohin pavarësinë tonë.

Kushdo që mohon shtetësinë e Kosovës, nuk mund të jetë përfaqësues i Kosovës. Kushdo që lëkund të vërtetën tonë shtetërore, do ta gjejë Republikën tonë të vendosur dhe të përgatitur ndaj veprimeve të tyre”, shkroi ajo.

The post Gërvalla: Mandati i Shkëlqim Devollit si konsull nderi i Kosovës në Mal të Zi ka përfunduar appeared first on Albinfo.