Gjenden të vdekur pesë skiatorë në Zvicër

Pesë skiatorë janë gjetur të vdekur pranë malit Rimpfischhorn të Zvicrës. Shërbimet e urgjencës ngritën alarmin një ditë më parë për disa ski të braktisura në një lartësi prej rreth 4,000 metrash. Punonjësit e shpëtimit gjetën trupat pranë akullnajës Adlergletscher, pas kërkimeve ajrore dhe tokësore në zonën në jugperëndim të Zvicrës, pranë kufirit me Italinë [...]Read More...

Gjenden të vdekur pesë skiatorë në Zvicër

Pesë skiatorë janë gjetur të vdekur pranë malit Rimpfischhorn të Zvicrës. Shërbimet e urgjencës ngritën alarmin një ditë më parë për disa ski të braktisura në një lartësi prej rreth 4,000 metrash.

Punonjësit e shpëtimit gjetën trupat pranë akullnajës Adlergletscher, pas kërkimeve ajrore dhe tokësore në zonën në jugperëndim të Zvicrës, pranë kufirit me Italinë veriore, raporton Reuters.

Identiteti i pesë personave ende nuk është konfirmuar dhe hetimet e mëtejshme kanë nisur, njoftuan autoritetet.