Gjermania dhe Austria ndalojnë hyrjen e Dodikut në këto dy vende
Gjermania dhe Austria do të ndalojnë hyrjen e liderit të serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik në këto dy vende, përcjell albinfo.ch. Hyrja në Gjermani dhe Austri ndalohet edhe për kryeministrin e Republika Srpska, Radovan Vishkoviq dhe kryetarin e Asamblesë Kombëtare Nenad Stevandiq. Në mars, Gjykata e Bosnje e Hercegovinës lëshoi fletarrestime për këta tre liderë […] The post Gjermania dhe Austria ndalojnë hyrjen e Dodikut në këto dy vende appeared first on Albinfo.

Gjermania dhe Austria do të ndalojnë hyrjen e liderit të serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik në këto dy vende, përcjell albinfo.ch.
Hyrja në Gjermani dhe Austri ndalohet edhe për kryeministrin e Republika Srpska, Radovan Vishkoviq dhe kryetarin e Asamblesë Kombëtare Nenad Stevandiq.
Në mars, Gjykata e Bosnje e Hercegovinës lëshoi fletarrestime për këta tre liderë të entitetit serb të Bosnjës, për shkak se kanë nxitur një krizë kushtetuese në vend.
Ata akuzohen se kanë shkelur rendin kushtetues të Bosnje e Hercegovinës me veprimet e tyre antikushtetuese.
Që të tre i kanë shpërfillur thirrjet e autoriteteve për t’u paraqitur për marrje në pyetje.
The post Gjermania dhe Austria ndalojnë hyrjen e Dodikut në këto dy vende appeared first on Albinfo.