Gjoba me celular, për pak i kushton kosovarit me refuzim të pasaportës austriake

Edhe pse një sjellje e tillë e keqe nuk duhej të ndodhte, ajo "nuk mund të shihet si atipike" për një austriak shembullor, sipas gjykatës më të lartë The post Gjoba me celular, për pak i kushton kosovarit me refuzim të pasaportës austriake appeared first on Albinfo.

Gjoba me celular, për pak i kushton kosovarit me refuzim të pasaportës austriake

Pas njëmbëdhjetë vjetësh qëndrim në Austri, një 29-vjeçar donte të aplikonte për pasaportën austriake – por dy dënime administrative e vunë në pyetje realizimin e kësaj dëshire.

Duke ngarë biçikletën në errësirë, pa drita, duke folur në telefon, duke hipur në trotuar dhe duke ofenduar policët që ndërhynë – kosovari 29-vjeçar kishte rrezikuar së tepërmi. Vetëm pak muaj para kësaj, burri, i cili prej 12 vitesh jetonte në Austri, kishte bërë kërkesë për shtetësi, transmeton albinfo.at. Pas incidenteve të përmendura, kjo, fillimisht, u refuzua.

Vienezi pastaj ka kaluar nëpër të gjitha instancat deri në Gjykatën Kushtetuese – dhe në fakt atje realizoi të drejtën e tij, shkruan heute.at. Edhe pse një sjellje e tillë e keqe nuk duhej të ndodhte, ajo “nuk mund të shihet si atipike” për një austriak shembullor, sipas gjykatës më të lartë, e cila rrëzoi vendimin e gjykatës më të ulët dhe urdhëroi shtetin e Vjenës të rimbursojë kostot ligjore prej 2616 eurosh.

I lindur në vitin 1994, kosovari jeton legalisht si nxënës dhe pastaj si student në Austri që nga viti 2012 dhe nuk ka precedentë penalë, përcjell albinfo.ct. Vetëm më 22 shkurt 2023 kishte ndodhur një incident delikat. Personi atëbotë 29-vjeçar po lëvizte me biçikletë në trotuar dhe po fliste në telefon. Gjoba përkatëse prej 60 eurosh pasoi më 8 nëntor.

The post Gjoba me celular, për pak i kushton kosovarit me refuzim të pasaportës austriake appeared first on Albinfo.