Gjobitet me 300 euro 21 vjeçari në Ferizaj, tejkaloi shpejtësinë në zonën 50 km/h

Policia e Njësisë së Komunikacionit Rrugor në Ferizaj ka gjobitur me 300 euro, 21 vjeçarin me iniciale V.S., i cili po drejtonte një veture të tipit BMË X5. Ai u gjobit pasi dje rreth orës 01:10 në rrugën magjistrale Ferizaj-Shtime, në fshatin Lloshkobare, qarkulloi me shpejtësi prej 135 km/h në një zonë ku kufizimi i

Gjobitet me 300 euro 21 vjeçari në Ferizaj, tejkaloi shpejtësinë në zonën 50 km/h

Policia e Njësisë së Komunikacionit Rrugor në Ferizaj ka gjobitur me 300 euro, 21 vjeçarin me iniciale V.S., i cili po drejtonte një veture të tipit BMË X5.

Ai u gjobit pasi dje rreth orës 01:10 në rrugën magjistrale Ferizaj-Shtime, në fshatin Lloshkobare, qarkulloi me shpejtësi prej 135 km/h në një zonë ku kufizimi i lejuar është 50 km/h.

Për këtë kundërvajtje, ndaj tij është shqiptuar gjobë në vlerë prej 300 eurosh, janë shqiptuar 3 pikë negative dhe masa mbrojtëse e ndalimit të patentë shoferit për një periudhë prej 3 muajsh, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.

Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut, me qëllim të garantimit të sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në rrugë.