Gjobitet shoferi që ngiste veturën në anën e kundërt në autostradën “Arbën Xhaferi”
Gjatë ditës së djeshme u postuan pamje nga vozitja e një shoferi në autostradën “Arbën Xhaferi”, që ngiste në kahje të kundërt. Në rrethana të panjohura, automjeti ishte hasur pasditen e djeshme, teksa nuk dihet se sa gjatë ka qarkulluar në atë formë. Lidhur me rastin, policia e Kosovës, në bashkëpunim me stacionin policor në

Gjatë ditës së djeshme u postuan pamje nga vozitja e një shoferi në autostradën “Arbën Xhaferi”, që ngiste në kahje të kundërt.
Në rrethana të panjohura, automjeti ishte hasur pasditen e djeshme, teksa nuk dihet se sa gjatë ka qarkulluar në atë formë.
Lidhur me rastin, policia e Kosovës, në bashkëpunim me stacionin policor në Han të Elezit, ka identifikuar të dyshuarin.
I njëjti është gjobitur me 500 euro, pesë pikë negative dhe i është ndaluar drejtimi i automjetit për 1 vit.Njoftimi i policisë: