Gjykata Supreme vendos kufizime për urdhrat ndalues në nivel kombëtar në SHBA
Gjykata Supreme amerikane ka vendosur që gjykatësit individualë nuk kanë autoritet që të lëshojnë urdhra ndalues që vlejnë për mbarë vendin. Por, vendimi nuk e qartëson se çfarë do të ndodhë me rregullat e vendosura nga presidenti Donald Trump që e kufizojnë të drejtën e marrjes së shtetësisë amerikane vetëm nga lindja në SHBA. Ky [...]Read More...

Gjykata Supreme amerikane ka vendosur që gjykatësit individualë nuk kanë autoritet që të lëshojnë urdhra ndalues që vlejnë për mbarë vendin. Por, vendimi nuk e qartëson se çfarë do të ndodhë me rregullat e vendosura nga presidenti Donald Trump që e kufizojnë të drejtën e marrjes së shtetësisë amerikane vetëm nga lindja në SHBA.
Ky vendim konsiderohet një fitore për presidentin republikan, i cili është ankuar se gjykatësit e gjykatave më të ulëta kanë bllokuar agjendën e tij përmes lëshimit të urdhrave ndalues.
Megjithatë, shumica konservatore në Supreme la të hapur mundësinë që ndryshimet për shtetësinë e fituar përmes lindjes në SHBA të mbeten të bllokuara në nivel kombëtar. Urdhri i Trumpit do t’u mohonte shtetësinë fëmijëve të lindur në SHBA nga prindër që qëndrojnë ilegalisht në shtet.
Sipas shtetësisë së përfituar nga lindja, të gjithë personat që kanë lindur në SHBA automatikisht bëhen shtetas amerikan, përfshirë edhe fëmijët e lindur nga nënat që qëndrojnë ilegalisht në shtet. Kjo e drejtë ishte përfshirë në Amendamentin e 14-të të Kushtetutës amerikane pas Luftës Civile.