Gjysma e danezëve e shohin SHBA-në si një kërcënim, 78% kundër shitjes së Groenlandës

Gati gjysma e danezëve besojnë se Shtetet e Bashkuara përbëjnë një kërcënim të rëndësishëm për vendin e tyre, më i madh se Koreja e Veriut apo Irani, dhe shumica dërrmuese janë kundër shitjes së Groenlandës, sipas një sondazhi të fundit të Yougov. Sondazhi, i kryer midis 15 dhe 22 janarit dhe që përfshin më shumë [...]Read More...

Gjysma e danezëve e shohin SHBA-në si një kërcënim, 78% kundër shitjes së Groenlandës

Gati gjysma e danezëve besojnë se Shtetet e Bashkuara përbëjnë një kërcënim të rëndësishëm për vendin e tyre, më i madh se Koreja e Veriut apo Irani, dhe shumica dërrmuese janë kundër shitjes së Groenlandës, sipas një sondazhi të fundit të Yougov.

Sondazhi, i kryer midis 15 dhe 22 janarit dhe që përfshin më shumë se 1000 njerëz në Danimarkë, tregoi se 46 për qind besojnë se SHBA është ose një “kërcënim shumë i madh” ose një “kërcënim mjaft i madh” për Danimarkën, ndërsa e njëjta gjë vlen edhe për Korenë e Veriut, konsiderohet nga 44 për qind e tyre, dhe Irani nga 40 për qind, shkruan The Guardian.

Nga të anketuarit, 78 përqind thanë se kundërshtonin shitjen e Groenlandës në SHBA, ndërsa 72 përqind besonin se vendimi përfundimtar duhet të merret në Groenlandë, jo në Danimarkë.

Sondazhi u krye pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se SHBA-ja duhej të kishte kontroll mbi Groenlandën dhe Kanalin e Panamasë për “sigurinë ekonomike” dhe e përshkroi pronësinë dhe kontrollin e territorit si një “domosdoshmëri absolute”.

Groenlanda, një ishull Arktik me një popullsi prej 57,000 banorësh, më parë drejtohej si një koloni nga Danimarka, e cila ende kontrollon politikën e jashtme dhe të sigurisë së ishullit./abcnews.al