Trump thotë se do ta marrim Grenlandën, nuk e përjashton forcën ushtarake

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, nuk e ka anashkaluar përdorimin e forces ushtarake për të marrë nën kontroll Grenlandën. “Ne do të marrim Grenlandën. Po, 100 për qind. Ka një mundësi të mirë që mund të bëhet pa forcë ushtarake”, tha ai për NBC duke shtuar se “nuk heq asgjë nga […] The post Trump thotë se do ta marrim Grenlandën, nuk e përjashton forcën ushtarake appeared first on Albinfo.

Trump thotë se do ta marrim Grenlandën, nuk e përjashton forcën ushtarake

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, nuk e ka anashkaluar përdorimin e forces ushtarake për të marrë nën kontroll Grenlandën.

“Ne do të marrim Grenlandën. Po, 100 për qind. Ka një mundësi të mirë që mund të bëhet pa forcë ushtarake”, tha ai për NBC duke shtuar se “nuk heq asgjë nga tavolina”, transmeton albinfo.ch.

Nga ana tjetër, të premten, qeveria e Grenlandës njoftoi një marrëveshje për një koalicion midis demokratëve të Grenlandës dhe partive të tjera.

Komentet e presidentit amerikan vijnë pas një jave tensionesh diplomatike midis SHBA-së dhe Danimarkës, dhe pas vizitës së zëvendëspresidentit të SHBA, JD Vance në Grenlandë.

Teksa ka folur nga baza hapësinore e SHBA-së, Pituffik në bregun verilindor të Grenlandës të premten, Vance tha se ndërhyrja ushtarake nuk do të ishte e nevojshme nëse grenlandezët vendosin të shkëputen nga Kopenhaga dhe të “përfundojnë një marrëveshje” me Washingtonin. Vance gjithashtu kritikoi Danimarkën, duke thënë se nuk kishte bërë një punë të mirë për popullin e Grenlandës. Ministri i Jashtëm danez, Lars Løkke Rasmussen u përgjigj duke publikuar një video ku e dënoi udhëtimin e nënpresidentit amerikan si mungesë respekti dhe duke kritikuar “tonin” e tij.

Kryeministrja daneze Mette Frederiksen tha se do të vizitojë ishullin në ditët në vijim për të forcuar bashkëpunimin midis Grenlandës dhe Danimarkës.

The post Trump thotë se do ta marrim Grenlandën, nuk e përjashton forcën ushtarake appeared first on Albinfo.