Goditja e bazës ajrore të Rusisë në Siberi/ Gazetari: Një dështim i madh i inteligjencës ruse
Ukraina ka sulmuar të dielën disa bombardues me rreze të gjatë veprimi dhe me kapacitet bërthamor rusë në një bazë ushtarake në Siberi, në një operacion të parë të këtij lloji kaq larg vijës së frontit mbi 4.300 kilometra larg sipas mediave pro-rusë. Një përfaqësues i shërbimit informativ ukrainas në Kiev, në një përgjigje për agjencinë [...]Read More...

Ukraina ka sulmuar të dielën disa bombardues me rreze të gjatë veprimi dhe me kapacitet bërthamor rusë në një bazë ushtarake në Siberi, në një operacion të parë të këtij lloji kaq larg vijës së frontit mbi 4.300 kilometra larg sipas mediave pro-rusë.
Një përfaqësues i shërbimit informativ ukrainas në Kiev, në një përgjigje për agjencinë Reuters, deklaroi se shërbimi i sigurisë së brendshme të Ukrainës, SBU, kishte ndërmarrë një sulm të gjerë me dronë kundër mbi 40 avionëve ushtarakë rusë. Burimi ukrainas, që foli në mënyrë anonime, shpjegoi se mes avionëve të goditur përfshiheshin bombarduesit strategjikë Tu-95 dhe Tu-22, të cilët Rusia i përdor për të lëshuar raketa me rreze të gjatë drejt Ukrainës.
Nga Moska, për emisionin “360 gradë” gazetari Misha Pumo ka treguar për qëndrimin e Rusisë për këtë sulmi.
“Ministria e Mbrojtjes ruse e ka pranuar këtë sulm gjigand dhe mund të them këtë që thonë edhe një pjesë e masmediave dhe shumë deputetë që kjo është një dështim i madh i inteligjencës ruse.Ky është një aksion shkatërrimtar për avionët rusë, të triadës ruse bërthamore”, u shpreh Pumo.