Goditja e Gjestit, arrestimi Jozit, lirimi dhe gjithçka ndodhi me këtë histori
Pak ditë më parë Jozi dhe Loredana janë larguar nga shtëpia e BB VIP, para daljes Gjesti ka bërë shaka teksa ka shkuar tek dera për t’ja hapur Jozit. Rozana përmendi disa herë që mos e hapte derën. Ndërkohë që Gjesti e priste tek dera, Jozi e goditi me shuplakë teksa ky i fundit u […]

Pak ditë më parë Jozi dhe Loredana janë larguar nga shtëpia e BB VIP, para daljes Gjesti ka bërë shaka teksa ka shkuar tek dera për t’ja hapur Jozit.
Rozana përmendi disa herë që mos e hapte derën. Ndërkohë që Gjesti e priste tek dera, Jozi e goditi me shuplakë teksa ky i fundit u përplas pas muri dhe ra në tokë Jozi shau.
U kërkua menjëherë largimi i tij nga shtëpia teksa banorët u vendosën në panik dhe Egli thërriste se duhet të shkojë Jozi në burg.
Më pas ambulanca ka shkuar dhe është kujdesur për Gjestin i cili ka ngelur me dhimbje veshi dhe shenjë në sy.
Në anën tjetër Jozi është arrestuar nga Policia në ambientet e Top Channel, arrestim i cili zgjati deri ditën tjetër, teksa u vendos që të procedohet në gjendje të lirë.