Uji në Gostivar është i sigurt për pije, NP “Komunalec” publikon analizat

Uji për pije nga rrjeti publik i ujësjellësit në Gostivar është i sigurt për konsum, informon NP „Komunalec“, transmeton TV21.
Analizat laboratorike të njëpasnjëshme kanë treguar se uji i plotëson standardet fiziko-kimike dhe mikrobiologjike.
Mostrat janë marrë nga 7 pika të ndryshme në rrjetin e shpërndarjes në territorin e komunës.
Nga ndërmarrja thonë se të gjitha mostrat e analizuara janë plotësisht në përputhje me kriteret për konsum të sigurt.
Shtojnë se kontrolli i cilësisë do të vazhdojë me marrjen e mostrave çdo ditë dhe analiza të rregullta laboratorike.
Në Gostivar, para një muaji u shpall epidemi për shkak të një krize masive ekologjike dhe të shëndetit publik, të shkaktuar nga ndotja e rëndë e sistemit të furnizimit me ujë të qytetit me materie fekale dhe baktere.
Për këtë, Prokuroria hapi lëndë, në të cilën u arrestuan tre persona përgjegjës të NP „Komunalec“, të cilët aktualisht ndodhen në paraburgim.
Fundi i epidemisë u shpall para një jave.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



