Granit Xhaka asiston në minutat shtesë, Sunderlandi siguron fitoren e dytë në Europa League

Sunderlandi ka regjistruar fitoren e dytë në Europa League, pasi ka triumfuar 2:1 në udhëtim ndaj Torreense, falë golit të shënuar në minutat shtesë pas asistimit të Granit Xhakës, transmeton albinfo.ch.
Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 37-të me golin e Volneit. Më herët, një gol i shënuar nga Tuterov për Sunderlandin ishte anuluar për shkak të një faulli të kryer paraprakisht.
Në pjesën e dytë, skuadra angleze reagoi dhe arriti ta përmbyste rezultatin. Në minutën e 67-të, Ahokas barazoi shifrat pas asistimit të Mukieles.
Kur ndeshja po shkonte drejt fundit, Sunderlandi e gjeti edhe golin e fitores. Në minutën e dytë të kohës shtesë, Sadiki realizoi për 2:1, pas një asistimi vendimtar nga Granit Xhaka.
Futbollisti shqiptar u inkuadrua në lojë në minutën e 59-të dhe pati ndikim të drejtpërdrejtë në triumfin e skuadrës së tij.
Me këtë fitore, Sunderlandi arrin në kuotën e gjashtë pikëve, ndërsa Torreense mbetet me tri pikë.
- Në xhiron e ardhshme, Torreense do të përballet me Ferencvárosin, kurse Sunderlandi do të luajë kundër Lech Poznańit./Albinfo.ch
The post Granit Xhaka asiston në minutat shtesë, Sunderlandi siguron fitoren e dytë në Europa League appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



