Zhegrova mbetet jashtë listës së Juventusit për garat e UEFA-s

Edon Zhegrova është lënë jashtë listës së Juventusit për ndeshjet e garave të UEFA-s, përcjell albinfo.ch.
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës nuk është përfshirë në listën e skuadrës së drejtuar nga Luciano Spalletti, ndërsa mungesa e tij është e plotë pasi nuk është futur as në listën B.
Vendimi vjen në një kohë kur e ardhmja e Zhegrovës te Juventus mbetet e pasigurt. Kosovari ishte paralajmëruar më herët nga klubi që të gjente një ambient të ri gjatë afatit kalimtar të verës.
Mbetja jashtë listës për garat evropiane është një tjetër sinjal se Zhegrova nuk bën pjesë në planet kryesore të Juventusit për sezonin e ri.
E ardhmja e tij pritet të vendoset gjatë zhvillimeve të ardhshme në merkato./Albinfo.ch
The post Zhegrova mbetet jashtë listës së Juventusit për garat e UEFA-s appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



