Grenell: Thaçi, themeluesi i shtetësisë së Kosovës duhej të festonte sot në Prishtinë, jo pas hekurave në Hagë

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për misione të posaçme, Richard Grenell, në urimin për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, e ka përmendur mungesën e atij që e shpalli pavarësinë, Hashim Thaçit. “Themeluesi i shtetësisë së Kosovës, presidenti Hashim Thaçi, duhet të festojë sot në Prishtinë – jo pas hekurave në Hagë. Evropianët […] The post Grenell: Thaçi, themeluesi i shtetësisë së Kosovës duhej të festonte sot në Prishtinë, jo pas hekurave në Hagë appeared first on Albinfo.

Grenell: Thaçi, themeluesi i shtetësisë së Kosovës duhej të festonte sot në Prishtinë, jo pas hekurave në Hagë

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për misione të posaçme, Richard Grenell, në urimin për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, e ka përmendur mungesën e atij që e shpalli pavarësinë, Hashim Thaçit.

“Themeluesi i shtetësisë së Kosovës, presidenti Hashim Thaçi, duhet të festojë sot në Prishtinë – jo pas hekurave në Hagë. Evropianët nuk kanë arritur të veprojnë kundër kësaj padrejtësie në 5 vitet e fundit”, ka shkruar ai, transmeton albinfo.ch.

Sipas tij, institucionet e Kosovës kanë dështuar të ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore për t’i dhënë fund kësaj, siç e ka quajtur ai, padrejtësie.

“Ky burgim i padrejtë duhet të marrë fund”, ka shtuar ai.

The post Grenell: Thaçi, themeluesi i shtetësisë së Kosovës duhej të festonte sot në Prishtinë, jo pas hekurave në Hagë appeared first on Albinfo.