Hamasi do të lirojë një peng amerikano-izraelit bashkë me katër trupa

Hamasi të premten ka pranuar propozimin nga ndërmjetësuesit për lirimin e një pengu të gjallë amerikano-izraelit si dhe katër trupa me shtetësi të dyfishtë që kanë vdekur pasi janë marrë peng, ka raportuar agjencia e lajmeve “AP”. Zyra e kryeministrit izraelit ka shprehur dyshime rreth ofertës, duke akuzuar Hamasin për përpjekje për të manipuluar bisedimet [...]Read More...

Hamasi do të lirojë një peng amerikano-izraelit bashkë me katër trupa

Hamasi të premten ka pranuar propozimin nga ndërmjetësuesit për lirimin e një pengu të gjallë amerikano-izraelit si dhe katër trupa me shtetësi të dyfishtë që kanë vdekur pasi janë marrë peng, ka raportuar agjencia e lajmeve “AP”.

Zyra e kryeministrit izraelit ka shprehur dyshime rreth ofertës, duke akuzuar Hamasin për përpjekje për të manipuluar bisedimet në Katar për fazën tjetër të armëpushimit Hamas-Izrael.

Grupi militant në Rripin e Gazës nuk e ka specifikuar menjëherë se kur do të bëhet lirimi i ushtarit Edan Alexander dhe katër trupave, ose çfarë do të kërkojë në këmbim.