Daut Haradinaj: Protesta kundër Kurtit në shtator, të kthejmë Kosovën në binarët e shtetit

Ish-deputeti i Aleancës, Daut Haradinaj, ka paralajmëruar se në shtator partia e tij do të organizojë protesta në rrugë kundër Qeverisë dhe Albin Kurtit.
“E kam thënë dhe po e përsëris: rruga është e vetmja rrugë për ta rikthyer Kosovën në binarët e shtetit demokratik. Ku aleati historik, Amerika, respektohet. Ku Serbia sanksionohet 100 për qind. Ku rryma prodhohet në Kosovë e nuk blihet në Serbi me mbi 1 miliard euro. Ku familja rritet në Kosovë e jo në Skandinavi. Ku populli nuk gënjehet, por i thuhet e vërteta. Aty ku serbët nuk lejohen të regjistrohen me dëshmitarë edhe pas krimeve të kryera. Pra, shtatori po vjen, Albin”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Deklarata e Haradinajt vjen pasi deputetja e Time Kadrijaj, e goditi me vezë kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, gjatë seancës së Kuvendit të shtunën.
Ende nuk dihet se kur do të vazhdojë seanca e Kuvendit për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve.
The post Daut Haradinaj: Protesta kundër Kurtit në shtator, të kthejmë Kosovën në binarët e shtetit appeared first on InfoShqip.com.
Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



