Seanca e 9 shtatorit, pas LDK-së mblidhet edhe PDK-ja

Seanca e 9 shtatorit, pas LDK-së mblidhet edhe PDK-ja

Grupi Parlamentar dhe Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë nisur një mbledhje të përbashkët, ku në qendër të diskutimit është seanca e caktuar për 9 shtator, si vazhdim i seancës konstituive të Kuvendit.

Nga kjo parti kanë bërë të ditur se gjatë këtij takimi po ashtu do të shqyrtohen zhvillimet e fundit politike në vend dhe do të përcaktohen hapat e mëtejshëm që do të ndërmarrë PDK-ja, raporton Ekonomia Online, transmeton Klankosova.tv.

The post Seanca e 9 shtatorit, pas LDK-së mblidhet edhe PDK-ja appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.