Haradinaj takohet me ambasadorin e Italisë, flasin për rëndësinë e zgjedhjeve të 9 shkurtit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj sot u takua me ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello de Riu. Haradinaj thotë se në këtë takim u diskutua për rëndësinë e procesit zgjedhor të 9 shkurtit “Në takim me Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello de Riu, theksuam rëndësinë e procesit zgjedhor të 9 shkurtit si moment kyç

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj sot u takua me ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello de Riu.
Haradinaj thotë se në këtë takim u diskutua për rëndësinë e procesit zgjedhor të 9 shkurtit
“Në takim me Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello de Riu, theksuam rëndësinë e procesit zgjedhor të 9 shkurtit si moment kyç për demokracinë tonë”.
Tutje, i pari i AAK-së, shtoi se anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet prioritet strategjik për sigurinë dhe stabilitetin e vendit, ndërsa vlerësoi edhe mbështetjen e vazhdueshme të shtetit italian për Kosovën.
“Vlerësoj mbështetjen e vazhdueshme të Italisë për Kosovën dhe kontributin e pazëvendësueshëm në forcimin e institucioneve tona demokratike”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
“Anëtarësimi në NATO mbetet prioritet strategjik për sigurinë dhe stabilitetin e vendit tonë, ndërsa bashkëpunimi me aleatët tanë historikë është thelbësor në këtë proces, në të cilin Italia mbetet prej partnerëve më të rëndësishëm”.