Hasanaj: Pakënaqësi të shumta nga qytetarët për faturat e muajit maj të KEDS-it
Edhe përfaqësues të shoqërisë civile, të cilët kanë kundërshtuar disa herë nëpërmjet protestave shtrenjtimin e rrymës, kanë thënë se kanë pranuar ankesa nga qytetarët dhe bizneset për fatura më të shtrenjta tëë energjisë elektrike. “Faturat e reja që kanë filluar të arrijnë këtë muaj dëshmojnë për pasojat reale të kësaj rritjeje. Ato janë dukshëm më

Edhe përfaqësues të shoqërisë civile, të cilët kanë kundërshtuar disa herë nëpërmjet protestave shtrenjtimin e rrymës, kanë thënë se kanë pranuar ankesa nga qytetarët dhe bizneset për fatura më të shtrenjta tëë energjisë elektrike.
“Faturat e reja që kanë filluar të arrijnë këtë muaj dëshmojnë për pasojat reale të kësaj rritjeje. Ato janë dukshëm më të larta, dhe kemi marrë raportime për mospërputhje e pakënaqësi të shumta nga qytetarët, që ndihen të pambrojtur dhe të lënë në mëshirën e një tregu jo-transparent”, theksoi Luan Hasanaj, organizator i disa protestave kundër shtrenjtimit të rrymës.
Sipas tij, rrita e çmimit të energjisë elektrike për 16.1% është e padrejtë dhe e papërballueshme për qytetarët dhe bizneset.
“Rritja e çmimit të energjisë elektrike me 16,1% është një goditje e rëndë për qytetarët dhe bizneset, në një periudhë kur kostoja e jetesës është në rritje të vazhdueshme si iniciativë qytetare që ka reaguar vazhdimisht ndaj vendimeve të padrejta në sektorin e energjisë, ne e konsiderojmë këtë rritje si të pajustifikueshme për shumicën e qytetarëve dhe bizneseve”, tha Hasanaj.
Duke theksuar se ankesat nga qytetarët dhe bizneset janë të vazhdueshme, Hasanaj shprehu mbështetje të plotë për protestën e paralajmëruar nga Oda Ekonomike e Kosovës:
“Ankesat nga qytetarët dhe bizneset janë të vazhdueshme, dhe për këtë arsye mbështesim plotësisht protestën e paralajmëruar nga Oda Ekonomike e Kosovës më 29 maj si një reagim i drejtë dhe i domosdoshëm ndaj këtij vendimi të Zyrës së Rregullatorit për Energji”, deklaroi Hasanaj.
Ai përmbylli deklaratën me thirrjen për mobilizim qytetar dhe pjesëmarrje në protestën e paralajmëruar
“Ftojmë të gjithë qytetarët, bizneset dhe shoqërinë civile të bashkohen në këtë protestë, për të kërkuar drejtësi, transparencë dhe një trajtim të barabartë për të gjithë konsumatorët e energjisë”, përfundoi Hasanaj.