Hashim Thaçi e kaloi natën në hapësirat e EULEX’it në Fushë Kosovë, pamje kur vëllezërit i shkojnë për vizitë
Ish-presidenti Hashim Thaçi ka kaluar natën në hapësirat e EULEX’it në Prishtinë një ditë pasi erdhi në vizitë të varrit të babait të tij, Haxhi Thaçi, i cili vdiq më 16 mars. Haga lejoi Thaçin që të qëndrojë dy ditë në Kosovë dhe pas vizitës së djeshme në Burojë, ai u dërgua në EULEX. Mëngjesin
Ish-presidenti Hashim Thaçi ka kaluar natën në hapësirat e EULEX’it në Prishtinë një ditë pasi erdhi në vizitë të varrit të babait të tij, Haxhi Thaçi, i cili vdiq më 16 mars.
Haga lejoi Thaçin që të qëndrojë dy ditë në Kosovë dhe pas vizitës së djeshme në Burojë, ai u dërgua në EULEX.
Mëngjesin e sotëm, në pamjet e siguruara nga T7, janë parë vëllezërit e Thaçit duke hyrë në EULEX për vizitë te ai.
Thaçi dje përpos te varri i babait, shkoi edhe në shtëpinë e lindjes ku qëndroi për pak orë.