Hashim Thaçi takon familjarët në zyrën e EULEX në Prishtinë, para se të niset për në Hagë
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka qëndruar gjatë natës në selinë e Eulex-it në Prishtinë dhe ka pasur mundësi të takojë disa prej familjarëve të tij, përcjell albinfo.ch. Mediat e Kosovës raportojnë se dy nga vëllezërit e Thaçit dhe një tjetër familjar kanë qenë të parët që e vizituan gjatë ditës. Po ashtu, ai pritet […] The post Hashim Thaçi takon familjarët në zyrën e EULEX në Prishtinë, para se të niset për në Hagë appeared first on Albinfo.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka qëndruar gjatë natës në selinë e Eulex-it në Prishtinë dhe ka pasur mundësi të takojë disa prej familjarëve të tij, përcjell albinfo.ch.
Mediat e Kosovës raportojnë se dy nga vëllezërit e Thaçit dhe një tjetër familjar kanë qenë të parët që e vizituan gjatë ditës. Po ashtu, ai pritet të takojë edhe djalin e tij, Endritin, gjatë ditës së sotme.
Thaçi erdhi dje në Kosovë, fillimisht për të nderuar kujtimin e babait të tij tek varri i tij dhe më pas vizitoi shtëpinë e tij në Burojë, ku takoi nënën, motrën dhe gruan. Pas takimeve të sotme me familjen, ai pritet të qëndrojë deri në pasdite dhe më pas të niset drejt Hagës për të vijuar procesin e tij ligjor.
The post Hashim Thaçi takon familjarët në zyrën e EULEX në Prishtinë, para se të niset për në Hagë appeared first on Albinfo.