I duan votat e shqiptarëve, por asnjë fjalë shqipe në fushatat e tyre
Kandidatët maqedonas për kryetarë komunash që garojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale kërkojnë mbështetjen e elektoratit shqiptar, por në materialet e tyre propagandistike mungon plotësisht gjuha shqipe. Në The post I duan votat e shqiptarëve, por asnjë fjalë shqipe në fushatat e tyre appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
 
                                Kandidatët maqedonas për kryetarë komunash që garojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale kërkojnë mbështetjen e elektoratit shqiptar, por në materialet e tyre propagandistike mungon plotësisht gjuha shqipe. Në posterët, parullat dhe thirrjet publike të vendosura në Shkup, Kumanovë e komuna të tjera, nuk gjendet asnjë fjalë shqipe – ndonëse këto zona kanë një numër të konsiderueshëm votuesish shqiptarë.
Për dallim nga kjo, kandidatët shqiptarë kanë treguar kujdes të veçantë ndaj elektoratit maqedonas. Krahas materialeve në gjuhën shqipe, ata kanë përgatitur dhe shpërndarë edhe materiale në gjuhën maqedonase. Një shembull i qartë janë Bilall Kasami në Tetovë dhe Mendi Qyra në Strugë, të cilët komunikojnë me të dy komunitetet përmes mesazheve dygjuhësore.
Ndërkohë, Maksim Dimitrievski, Orce Gjorgjovski, Mirosllav Llabudoviç dhe Aleksandar Jovanovski – që në këtë raund kërkojnë mbështetjen e votuesve shqiptarë – kanë zhvilluar takime dhe bashkëpunime me eksponentë të VLEN-it, por në fushatat e tyre mungon çdo element shqiptar. Asnjë slogan, moto apo thirrje në shqip nuk është parë në materialet e tyre publike.
Ky kontrast në qasje ka ngjallur reagime në opinion, duke u parë si shenjë e mungesës së respektit dhe vlerësimit të barabartë për votuesit shqiptarë, të cilët megjithatë mbeten faktor vendimtar në shumë komuna të vendit. Gazeta Flaka
The post I duan votat e shqiptarëve, por asnjë fjalë shqipe në fushatat e tyre appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
 
                         
         
         
         
         
         
         
         
 
 
         
         
         
         
         
  