I flisnin dhe e njihnin të gjithë, Albano Bogdo rrëfen momentin e sikletshëm me një vajzë që po dilte

Welcome to Kosova Today

Albano Bogdo është kthyer në një nga personazhet më të spikatur në Fermën Vip. Ai herë pas here ndan histori nga jeta e tij personale si dhe ajo profesionale. Së fundmi aktori ka treguar momentin e sikletshëm kur po njihej me një vajzë. Albano tregoi se në rrugë dhe kafe e kudo të gjithë e […]

I flisnin dhe e njihnin të gjithë, Albano Bogdo rrëfen momentin e sikletshëm me një vajzë që po dilte

Albano Bogdo është kthyer në një nga personazhet më të spikatur në Fermën Vip.

Ai herë pas here ndan histori nga jeta e tij personale si dhe ajo profesionale. Së fundmi aktori ka treguar momentin e sikletshëm kur po njihej me një vajzë. Albano tregoi se në rrugë dhe kafe e kudo të gjithë e njihnin dhe i flisnin dhe pse nuk ishte e famshme.

‘Kam dalë me një gocë. Folëm në Instagram, më shkruajti vetë për punën e më dha një mendim gjysëm profesional. Kemi folur nja 3-4 ditë në Instagram, pastaj këmbyem numrat dhe kemi folur nja 5-6 netë. Dolëm dhe thashë s’po marr makinën se kam pirë.

I thashë hajde marrim taksi. Unë jam i famshëm, më njohin të gjithë, po nuk më fliste njeri mua, i flisnin të gjithë kësaj. Edhe kjo u fliste me emra, edhe këta. Tek taksia e 6 e kuptova dhe i thashë ik ti se po shkoj të marr makinën. E më tha çfarë ke, s’kalove bukur?

E i thashë më mirë që mbaroi bukuria këtu. Erdhën ata çunat e koktejleve dhe i thashë unë do pish nja dy shotsa, e ata më thanë që kjo e di vetë se çfarë pi. Kjo do të thotë që i ke treguar për personalitetin. Të të njohin të gjithë,’ tha Albano.

Linku: https://www.instagram.com/fermavip.al/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/albanobogdo2020/