Basha ironizon Metën: Qesha me performancën e mjerueshme

Welcome to Kosova Today

Lulzim Basha, para nisjes së seancës parlamentare, ka dhënë një deklaratë përpara gazetarëve. Ai u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve që të mbështesin amendamentet e tij për SPAK dhe organet e tjera të drejtësisë. “Sot dua të bëj një thirrje për të gjithë pa dallim politik, të mbështesin amendamentet e propozuara nga PD që […]

Basha ironizon Metën: Qesha me performancën e mjerueshme

Lulzim Basha, para nisjes së seancës parlamentare, ka dhënë një deklaratë përpara gazetarëve.

Ai u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve që të mbështesin amendamentet e tij për SPAK dhe organet e tjera të drejtësisë.

“Sot dua të bëj një thirrje për të gjithë pa dallim politik, të mbështesin amendamentet e propozuara nga PD që bëjnë të mundur që SPAK, BKH dhe institucionet e tjera të drejtësisë të kenë kuadrin ligjor për të plotësuar detyrën e tyre. Deputetët nuk janë bebe! Nëse nuk e bëjnë këtë ekspozohen si kukulla dhe mendojnë për karrigen e tyre. Ka nga këta, dhe shpresoj të jenë pakica. Nga deputetet e parlamentit për këtë çështje ju kërkoj të mbështesin amendamentet pro SPAK dhe kundër korrupsionit”, u shpreh Basha.

Gjithashtu ai u pyet në lidhje me sulmet që Ilir Meta bëri në drejtim të tij.

Basha e ka ironizuar fjalimin e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Metës në Konventën e PL-së.

“As nuk i pashë fare. Miqtë me të cilët isha në Itali qeshën me performancën e mjerueshme. Nuk presim asgjë as nga ai, as nga të tjerët, zëdhënësin e të cilit ai bën. Kjo kastë e vjetër politike e ka problemin jo thjesht me Bashën, por me modelin që ne përfaqësojmë që është fundi i lojërave 34 vjecare në kurriz të shqiptarëve dhe është një fytyrë njerëzore”, tha Basha.

 

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Lulzim Basha Deputet Gjithashtu Partis Liris Konvent Itali

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Lulzim Basha Deputet Gjithashtu Partis Liris Konvent Itali

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online