“Ia kam çjerrë maskën Albinit, ky është – po e shtjerrë zanin”, Haradinaj thotë se Kurti po i fyen njerëzit
Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj, tha se kryeministri Albin Kurti nuk ka “çka kallxon për katër vite qeverisje”. Haradinaj tha se Kurti nuk ka rezultate. “Ai s’ka çka kallxon , s’ka rezultate. Me shku në Gjilan çka ju thotë pse ja ka lanë rrugën i ka lënë të izoluar, në Podujevë, Gjakovë, Mitrovicë
Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj, tha se kryeministri Albin Kurti nuk ka “çka kallxon për katër vite qeverisje”.
Haradinaj tha se Kurti nuk ka rezultate.
“Ai s’ka çka kallxon , s’ka rezultate. Me shku në Gjilan çka ju thotë pse ja ka lanë rrugën i ka lënë të izoluar, në Podujevë, Gjakovë, Mitrovicë e ka lanë gjendjen mizerie. I ka trajtu njerëzit shumë keq, s’ja ka pa kush hajrin në këtë vend. E pastaj i ka skandalet, e ka vjedhjen e rezervave shtetërore, hajninë në energjetikë etj”, tha Haradinaj në Pressing, transmeton Express.
“Prishja e marrëdhënieve me Amerikën është krim”, tha Haradinaj për Kurtin.
Ai tha se ia “ka hjekur maskën Kurtit”.
“Unë jam shumë i kënaqur që ia kam çjerrë maskën Albinit dhe e ka pa populli, ky është Albini, shaj e bërtit….Më vjen mirë që e kan pa populli i Kosovës se kush është ky njeri”, shtoi Haradinaj.