Identifikohen trupat e shtatë viktimave të masakrës së Kralanit
Janë identifikuar eshtrat e shtatë viktimave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë. Ata ishin viktima të masakrës së Kralanit dhe mbetjet qenë gjetur më herët në Bishtazhin të Gjakovës. “Mbetjet mortore (eshtrat) e viktimave të identifikuar, janë gjetur dhe zhvarrosur nga lokacioni i varrit masiv në Bishtazhin, i trajtuar me shumë prioritet dhe […] The post Identifikohen trupat e shtatë viktimave të masakrës së Kralanit appeared first on Albinfo.

Janë identifikuar eshtrat e shtatë viktimave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Ata ishin viktima të masakrës së Kralanit dhe mbetjet qenë gjetur më herët në Bishtazhin të Gjakovës.
“Mbetjet mortore (eshtrat) e viktimave të identifikuar, janë gjetur dhe zhvarrosur nga lokacioni i varrit masiv në Bishtazhin, i trajtuar me shumë prioritet dhe profesionalizëm nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe Drejtoria e Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, me mbështetjen edhe të Forcës së Sigurisë së Kosovës”, ka thënë për KOHËN Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur.
Familjarët e viktimave kanë njoftuar se varrimi i tyre do të bëhet më 4 prill.
The post Identifikohen trupat e shtatë viktimave të masakrës së Kralanit appeared first on Albinfo.