Ilir Tahiri: Simbioza politike e LVV është pa të kaluar, pa të tëshmën dhe pa të ardhmën!

Kandidati i PDK-së për deputet, Ilir Tahiri, ka shkruar mbi katër arsye që sipas tij simbioza politike e VV-së është pa të kaluar dhe pa të tashmën e pa të ardhmën. Postimi i tij: Simbioza politike e LVV është pa të kaluar, pa të tëshmën dhe pa të ardhmën…! 1. Si subjekt politik, nuk bartë

Ilir Tahiri: Simbioza politike e LVV është pa të kaluar, pa të tëshmën dhe pa të ardhmën!

Kandidati i PDK-së për deputet, Ilir Tahiri, ka shkruar mbi katër arsye që sipas tij simbioza politike e VV-së është pa të kaluar dhe pa të tashmën e pa të ardhmën. Postimi i tij: Simbioza politike e LVV është pa të kaluar, pa të tëshmën dhe pa të ardhmën…! 1. Si subjekt politik, nuk bartë ideologji të së kaluarës me karakter çlirimtar për shtetformimin e Republikës së Kosovës. LVV, kontinuitetin e veprimtarisë çlirimtare e konsideron ideologji e së kaluarës sepse çdo veprimtari të më parshme ajo e konsideron të pavlerë; 2. LVV, nuk arriti të konsolidohet si subjekt për të tashmën. E tashmja, për LVV është një koncept politik i përkohshëm sepse si parti nuk e njeh të kaluarën; 3. LVV, si subjekt politik, nuk ka vizion për të ardhmën. E ardhmja për një parti pa të kaluar historike, pa një mendim për të tashmën, është e pa parashikueshme dhe e pa kuptimt për një parti që akoma është e verdhë (e papjekur)!