Incident në Aeroportin e Prishtinës pas fluturimit nga Cyrihu, 25-vjeçari rezulton me 1.23 promil alkool

Incident në Aeroportin e Prishtinës pas fluturimit nga Cyrihu, 25-vjeçari rezulton me 1.23 promil alkool

Një incident është raportuar mbrëmjen e 21 shtatorit në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, pas mbërritjes së një fluturimi nga Cyrihu, transmeton albinfo.ch.

Sipas raportimeve, rasti ka ndodhur rreth orës 19:45, në platformën 201 B, ku ndodhej aeroplani i ardhur nga Zvicra.

Një 25-vjeçar, shtetas zviceran, dyshohet se pas zbritjes nga aeroplani ka tentuar ta godasë mbikëqyrësin e platformës, i cili është punëtor i Aeroportit të Prishtinës.

Policia e ka shoqëruar të dyshuarin në zyrat e saj, ku gjatë procedurave i është bërë edhe testi për alkool. Sipas raportimeve, rezultati ka qenë 1.23 promil.

Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale “Sulmi”.

Pas përfundimit të procedurave policore, i dyshuari është liruar dhe rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt./Albinfo.ch

The post Incident në Aeroportin e Prishtinës pas fluturimit nga Cyrihu, 25-vjeçari rezulton me 1.23 promil alkool appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.