Hita inspekton shërbimet e policisë të angazhuara për protestën: Zbatoni ligjin dhe respektoni proporcionalitetin

Hita inspekton shërbimet e policisë të angazhuara për protestën: Zbatoni ligjin dhe respektoni proporcionalitetin

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hita, inspektoi në terren shërbimet policore të angazhuara për mbarëvajtjen e protestës, ndërsa mbledhi edhe drejtuesit e tyre për të përcjellë udhëzimet mbi menaxhimin e situatës.

Gjatë takimit, Hita u kërkoi efektivëve zbatimin e ligjit dhe respektimin e parimit të proporcionalitetit në çdo veprim policor, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga vetë Policia e Shtetit krahas pamjeve.

Ai theksoi se Policia e Shtetit është në shërbim të qytetarëve, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe mbrojtjen e së drejtës për të protestuar në mënyrë paqësore.

Gjithashtu, drejtuesve të shërbimeve u kërkoi të udhëzojnë efektivët për të ruajtur qetësinë, për të ndihmuar qytetarët në nevojë dhe për të vepruar në përputhje me ligjin ndaj çdo akti të dhunshëm.

The post Hita inspekton shërbimet e policisë të angazhuara për protestën: Zbatoni ligjin dhe respektoni proporcionalitetin appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.