Inspektorati largon produkte të 9 kompanive, ato të qumështores VITA jo – thonë se po “inspektojnë” ende

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, ka njoftuar se sot ka filluar largimin nga tregu të të gjitha produkteve të deklaruara në etiketim së përmbajnë yndyrë me origjinë bimore (vaj palme dhe vaj kokosi).
Në komunikatën për media, bëhet e ditur se, AUV ka urdhëruar nëntë kompani që të tërheqin nga tregu produktet e tyre të deklaruara me yndyrë me origjinë bimore.
Komunikata:
Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut fillon zbatimin e masave për largimin nga tregu të produkteve me yndyrë me origjinë bimore Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), në kuadër të zbatimit të vendimeve të institucioneve kompetente, gjatë ditës së sotme ka filluar zbatimin e masave për largimin nga tregu të të gjitha produkteve të deklaruara në etiketim se përmbajnë yndyrë me origjinë bimore (vaj palme dhe vaj kokosi).
Gjatë ditës së sotme, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka urdhëruar nëntë kompani që të tërheqin nga tregu produktet e tyre të deklaruara me yndyrë me origjinë bimore.
Për të verifikuar zbatimin e kësaj urdhërese, Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka filluar në orët e pasdites aksionin e inspektimeve në marketet e kategorisë B dhe C, me qëllim identifikimin dhe largimin e produkteve nga ekspozimi dhe shitja.
Produktet e deklaruara në etiketim me yndyrë me origjinë bimore të kompanive:
‘’Drena’’ SHPK:
‘Bylmeti KS’’ SHPK:
‘’Koral Dayri’’ SHPK:
‘’Magic Ice Joint Stock’’ SH.A:
‘’Opatija Comerc’’ SHPK:
Qumështorja ‘’Aldi’’:
‘’Gexha’’ SHPK:
‘’Abi’’ SHPK:
‘’Natyra – G’’ SHPK: duhet të tërhiqen menjëherë nga tregu
Ndërkohë, për produktet e kompanisë Abrazen – Vita;, procesi i inspektimit ende është në zhvillim. Subjektet e lartcekura janë urdhëruar që të ndërpresin menjëherë aktivitetin e përpunimit dhe paketimit të produkteve që përmbajnë yndyrë me origjinë bimore, si dhe të largojnë nga ekspozimi dhe shitja të gjitha produktet kompozite të përfshira në këtë masë.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit përmes Inspektoratit(MINTI) Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut, do të vazhdojë monitorimin e zbatimit të këtyre masave në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës dhe do të ndërmarrë veprimet e parapara me legjislacionin në fuqi ndaj çdo subjekti që nuk respekton urdhëresat e institucioneve kompetente.
MINTI mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e konsumatorit, garantimin e zbatimit të ligjit dhe sigurimin e një tregu të drejtë dhe të sigurt për qytetarët.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



