Ish-deputetja e PD, emërohet Drejtoreshë e Spitalit të Elbasanit
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Zheni Bebi Gjergji është emëruar Drejtoreshë e Spitalit në Elbasan. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Gjergji në një postim në Facebook, ku thotë se nuk ishte nje zgjedhje e lehtë politike, por një vendim thellësisht profesional dhe njerëzor. Ish-ligjvënësja demokrate shkruan se pavarësisht angazhimit të mëparshëm politik, ajo ka […] The post Ish-deputetja e PD, emërohet Drejtoreshë e Spitalit të Elbasanit appeared first on Ditar.al.

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Zheni Bebi Gjergji është emëruar Drejtoreshë e Spitalit në Elbasan.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Gjergji në një postim në Facebook, ku thotë se nuk ishte nje zgjedhje e lehtë politike, por një vendim thellësisht profesional dhe njerëzor.
Ish-ligjvënësja demokrate shkruan se pavarësisht angazhimit të mëparshëm politik, ajo ka qenë dhe mbetet mjeke.
Postimi:
Zheni Bebi Gjergji
Të nderuar miq,
Të nderuar qytetarë të Elbasanit,
Sot kam pranuar me përgjegjësi dhe përulësi detyrën si Drejtoreshë e Spitalit Rajonal “ Dr. Xhaferr Kongoli” Elbasan.
Kjo nuk ishte një zgjedhje e lehtë politike, por një vendim thellësisht profesional dhe njerëzor.
Pavarësisht angazhimit tim të mëparshëm politik, unë kam qenë dhe mbetem mjeke.
Profesioni im është thirrje, jo pozicion. Kam zgjedhur të jem aty ku mund të jap më shumë për shëndetin e njerëzve, për komunitetin tim, për qytetin që dua.
Elbasani është qyteti im, vendi ku jam rritur dhe ku kam ndërtuar identitetin tim profesional. Të jem në krye të institucionit më të rëndësishëm shëndetësor të këtij qyteti është për mua një nder, por mbi të gjitha një sfidë që kërkon përkushtim, dije dhe ndershmëri.
Shëndetësia ka nevojë për njerëz që e njohin sistemin, që ndjejnë barrën e përgjegjësisë dhe që janë të gatshëm të punojnë me përkushtim, përtej bindjeve dhe kornizave politike.
Faleminderit për besimin. Angazhimi im do të jetë çdo ditë në shërbim të pacientit, stafit mjekësor dhe dinjitetit të kujdesit shëndetësor.
The post Ish-deputetja e PD, emërohet Drejtoreshë e Spitalit të Elbasanit appeared first on Ditar.al.