Ish-kreu i Sigurisë Kombëtare të SHBA: Trump nuk dëshiron luftë me Iranin, por mund të godasë objektivin bërthamor në Fordow
Ish-shefi i stafit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA, Fred Fleitz, ka deklaruar se Donald Trump nuk dëshiron të hyjë në luftë me Iranin, por është i gatshëm të ndërmarrë veprime ushtarake nëse Teherani nuk ndalon programin e pasurimit të uraniumit. Në një intervistë për Sky News tha se Trump ka lënë derën e [...]Read More...

Ish-shefi i stafit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA, Fred Fleitz, ka deklaruar se Donald Trump nuk dëshiron të hyjë në luftë me Iranin, por është i gatshëm të ndërmarrë veprime ushtarake nëse Teherani nuk ndalon programin e pasurimit të uraniumit.
Në një intervistë për Sky News tha se Trump ka lënë derën e hapur për rikthimin e negociatave me Iranin dhe është i gatshëm të ofrojë një “marrëveshje të mirë” për një program bërthamor paqësor.
“Trump është njeri që i qëndron fjalës së dhënë,” u shpreh Fleitz. “Ai u dha iranianëve 60 ditë. Nëse nuk bien dakord, ai ka përfunduar se një armë bërthamore iraniane është çështje kohe. Dhe kjo nuk është vetëm një kërcënim për Izraelin, por edhe për Shtetet e Bashkuara.”
Sipas Fleitz, nëse nuk ka progres, Trump është i gatshëm të urdhërojë bombardime nga ajri ndaj objektivit bërthamor të Iranit në Fordow, duke përdorur bomba të posaçme për depërtimin në bunkerë.
Ai theksoi se Irani duhet të heqë dorë nga pasurimi i uraniumit dhe të mbyllë objektin e Fordow: “Nëse Irani dëshiron një program bërthamor paqësor, SHBA do ta ndihmojë ta ndërtojë atë.”
/ abcnews.al