“Ishte gabimi më i madh i karrierës”, ish ylli i Barcelonës pendohet për largimin nga “Camp Nou”

Ish-sulmuesi i Barcelonës Pierre-Emerick Aubameyang, ka pranuar publikisht se transferimi te Chelsea ishte një nga gabimet më të mëdha të karrierës së tij. Në një intervistë të dhënë në kanalin e njohur në YouTube të tifozit të Arsenalit, Troopz, sulmuesi nga Gaboni rrëfeu arsyet që e shtynë të largohej nga Barcelona në verën e vitit […]

“Ishte gabimi më i madh i karrierës”, ish ylli i Barcelonës pendohet për largimin nga “Camp Nou”

Ish-sulmuesi i Barcelonës Pierre-Emerick Aubameyang, ka pranuar publikisht se transferimi te Chelsea ishte një nga gabimet më të mëdha të karrierës së tij.

Në një intervistë të dhënë në kanalin e njohur në YouTube të tifozit të Arsenalit, Troopz, sulmuesi nga Gaboni rrëfeu arsyet që e shtynë të largohej nga Barcelona në verën e vitit 2022 dhe pse sot e ndjen keqardhje për atë vendim.

“Ishte një gabim i madh që shkova atje. Një gabim i madh. Në atë kohë po kalonim një moment të vështirë në Barcelonë. Shtëpia ime ishte grabitur dhe klubi duhej të shiste një lojtar – unë ose Memphis Depay. E vetmja ofertë që kishim në tavolinë ishte nga Chelsea”.

“Për familjen time mendova se do të ishte më mirë të largohem, edhe nëse do të shkoja te Chelsea. Mendova se ndoshta do të funksiononte, siç ndodhi me Olivier Giroud që kaloi nga Arsenali te Chelsea dhe nuk pati probleme. Por për mua ishte ndryshe”.

Aubameyang u largua nga Barcelona pas vetëm gjashtë muajve, por kishte lënë një ndikim të madh te katalanasit. Me 11 gola në 18 ndeshje të La Ligës, ai ishte shndërruar në një nga lojtarët më të dashur për tifozët falë shpejtësisë, instinktit për gol dhe qasjes pozitive në fushë.

Pas periudhës zhgënjyese në Londër, sulmuesi gabonez ka rigjetur formën te Olympique Marseille, ku është rikthyer të jetë një nga golashënuesit më të mirë të Ligue 1.